Ilir Demalia zbulon shifrën: Ja sa bashki mund të fitojë Berisha në zgjedhjet e 14 majit

0
412
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Ilir Demaliaj thotë se Sali Berisha, nëse hyn në zgjedhjet e 14 majit me kandidatët e tij, mund të fitojë 10 bashki.

Në një intervistë për Euronews Albania, Demaliaj u shpreh se edhe nëse zgjedhjet bëhen të rregullta, sërish Partia Demokratike nuk do të regjistrojë fitore të madhe.

Sipas Demaliajt, qytetarët e kanë humbur besimin te politikanët.

“Unë mendoj që Partia Demokratike, në çdo variant është e humbur. Unë nuk besoj, ashtu siç thotë Berisha që do të vijë uragani popullor, se po të bëhen zgjedhjet edhe në mënyrë normale, Partia Demokratike do të dalë ndonjë fituese e madhe.

Gjendja sot, ka humbur besimi, kanë një lloj neverie njerëzit, sepse njerëzit shohin. Unë kam thënë që Partia Demokratike, në këtë gjendje që është, mund të marrë 10 bashki. Por nuk ka forcë, nuk ngjall shpresë”, theksoi ai.

Zjarr Tv Ad