Ilir Shaqiri ironizon keq Luizin pas deklaratës së tij: Cili nga të dy je ti? Por**meni…

0
767
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Luiz Ejlli nuk ka qenë simpatizant i lojës së Ilir Shaqirit vitin e kaluar në “Big Brother VIP”. Këtë ai e ka shprehur disa herë duke deklaruar se balerini do ishte në hije nëse Donald Veshaj nuk do merrej me të.

Sipas këngëtarit, Donaldi i dha vëmendje Ilirit dhe avantazhi tjetër i fituesit të BBVA1, sipas tij, është se kishte përballë dikë të papjekur (Donaldi).

Megjithatë, kur Iliri hyri në shtëpinë e famshme si surprizë para pak muajsh, Luizi u tregua dashamirës me të. Teksa aludonte nëse Iliri do hynte si banor i ri, Luizi thotë “do shihni spektakël (nëse hyn)”.

Sakaq, së fundmi ai ka thënë në një bisedë me banorët të kundërtën. Teksa po aludonin për BBVA3, Luizi shprehet: “Të bëhet Big Brother 3, të futen 2 banorë por do jenë 1. Do futem unë me Oltën”.

“Ose ti me Ilirin?”, supozon Gerti me të cilin Luizi nuk është dakord. “Ç’punë kam me Ilirin?! Iliri mbetën nuk ecën. Nuk është për lojë.”

Por Ilirit kjo nuk i ka ardhur mirë.

Teksa i ka shpërndarë këto dy video bashkë në Instagram, Iliri shkruan me ironi: “Kush nga këta të dy je, o Luiz? #pordhmeni”.

Zjarr Tv Ad