Infektohet me koronavirus Kryetarja e Gykatës së Kosovës: Zëdhënësi tregon gjendjen e saj shëndetësore

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Arta Rama-Hajrizi

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese në Kosovë, Arta Rama-Hajrizi, ka rezultuar pozitive me koronavirus.

Lajmin e ka bërë me dije zëdhënësi i Gjykatës Kushtetuese, Veton Dula, i cili ka thënë se kryetarja është infektuar pak ditë më parë, ndërsa gjendja e saj shëndetësore është e qendrueshme.

Bëhet me dije se në bazë të këshillave mjekësore, ajo ndodhet në izolim prej 1 jave.

“Ju konfirmojmë se, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, znj. Arta Rama – Hajrizi, ditë më parë ka rezultuar pozitiv në testin e bërë për virusin Sars-CoV-2. Sipas rekomandimeve të ekspertëve shëndetësor, znj. Rama – Hajrizi po qëndron në izolim që një javë dhe gjendja e saj shëndetësore është stabile”, ka thënë Dula për mediat fqinje.

Gjatë ditëve të fundit në Kosovë ka rënë numri i rasteve të reja me Koronavirus, ndërsa numri i viktimave vazhdon të mbetet i lartë.

Zjarr Tv Ad