Integrimi në BE, Rama i jep ‘Yll-in e madh’, Tusk: Faleminderit

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Këshillit të Europës, Donald Tusk, ishte në Tiranë këtë të martë, ku zhvilloi një takim me kryeministrin Edi Rama ku në fokus të diskutimeve ka qenë çelja e negociatave të Shqipërisë me BE-në. Në përfundim, ata zhvilluan një konferencë për mediat.

Rama falënderoi Presidentit Tusk, për qëndrimet e këtij të fundit në lidhje me negociatat dhe tha se e dekoruan atë me medaljen ‘Ylli i mirënjohjes’.

‘Më vjen shumë mirë që sot pata mundësinë ta falënderoj Presidentin këtu në Tiranë për çka ka bërë dhe gjithashtu të ndaj me të dhe një moment të veçantë për mua dhe për ne, shpresoj dhe për të duke i akorduar ‘Yllin e madh të mirënjohjes’, dhe në atë rast duke ndarë edhe disa momente të rëndësishme jo vetëm simbolikisht në historinë e përbashkët mes vendit të tij dhe vendit tonë’, tha Rama.

Tusk u shpreh se ishte krenar që kishte marrë këtë dekoratë, por theksoi se medalja më e madhe për të do të ishte çelja e negociatave. Sipas tij anëtarësimi i Shqipërisë dhe gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE është në interesin e të gjithë Europës.

‘Gjithnjë kthehem në Shqipëri me kënaqësi, më lejoni t’ju falënderoj për nderin e madh që më bëtë duke më dhënë medaljen e mirënjohjes publike. Jam shumë krenar ta marr këtë yll, këtë mirënjohje, por medalja më madhe për mua do të ishte çelja e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë. Mund të them që në sajë të përpjekjeve tuaja ne i jemi afruar këtij objektivi.

Askush nuk duhet të ketë as dyshimin më të vogël, as në Tiranë e as në kryeqytet e BE-së. NË Qershor krerët e shteteve dhe qeverive të BE u angazhuan por të dhënë një vendim të artë për çeljen e negociatave me ju dhe Maqedoninë e Veriut. Po i afrohemi këtij momenti.

Kam qenë gjithnjë i mendimit që BE duhet të çelë negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Nuk e kam ndryshuar mendjen, vendi juaj duhet të trajtohet me të njëjtin respekt dhe sipas meritave të veta siç janë trajtuar vendet e tjera të rajonit që ndajnë me ju objektivin e të qenit shtet anëtar me BE.

Në takimin e sotëm ne diskutuam dhe rëndësinë që ka për Shqipërinë ruajtja e historikut solid në lidhje luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, pra sundimit të ligjit. Ky fiksim i BE-së me sundimin e ligji, madje do të thosha edhe dy elementë të tjerë si marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe pajtimi është pjesë e ADN-së tonë dhe ka për të vazhduar e tillë edhe kur ju të bëheni shtet anëtar.

Anëtarësimi i Shqipërisë dhe rajonit në BE është në interesin më të mirë të të gjithë Europës. Nuk do ketë Europë stabël pa integrimin e gjithë Ballkanit Perëndimor në BE pasi këtu bëhet fjalë për rëndësinë madhore të të ardhmes sonë të përbashkët dhe kjo do të thotë që askush nuk po i bën askujt asnjë nder’, tha Tusk.

Më herët Presidenti i Këshillit të Europës ishte në Maqedoninë e Veriut ku u takua me liderët e vendit.

Zjarr Tv Ad