Integrimi në BE, Shqipëria nis negociimin e grupit të parë të kapitujve, në fokus “Gjyqësori dhe të drejtat themelore”

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shqipëria pas hapjes së negociatave në korrik, ka nisur negocimin e grupit të kapitujve themelorë, me fokus Kapitullin 23 “Gjyqësori dhe të drejtat themelore”, puna për koordinimin e të cilit është në përgjegjësinë e Ministrisë së Drejtësisë.

Grupi negociator shqiptar kryesohet nga Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja znj. Majlinda Dhuka. Në përbërje të tij është zv/Ministrja e Drejtësisë dhe negociatorja për kapitullin 23 “Gjyqësori dhe të drejtat themelore” znj. Adea Pirdeni si dhe përfaqësues të institucioneve shqiptare të sistemit të drejtësisë, përgjegjëse në fushën e luftës kundër korrupsionit dhe të drejtave themelore.

Takimi i sotëm u fokusua, ndër të tjera, në shpjegimin e standardeve të legjislacionit të Bashkimit Evropian lidhur me garantimin e një mbrojtje gjyqësore efektive, politikat antikorrupsion, mbrojtjen e të dhënave personale, mosdiskriminimi, të drejtat e fëmijëve, liria e medias, etj.

Zjarr Tv Ad