Dhunohet infermieri në Maliq/ Reagon Shoqata e Mjekëve: Kur kanë hall thërrasin doktorin orar pa orar, shteti t’u sigurojë jetën

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një infermier është dhunuar nga një 48 vjeçar ditën e sotme në qendrën shëndetësore në Maliq. Lidhur me këtë ka reaguar Shoqata e Infermierëve, e cila shpreh shqetësimin për këtë fenomen që diota ditës po rritet.

Sipas tyre qytetarët nxjerrin mllefin ndaj bluzave të bardha, silur të ishin kriminelë apo vrasës. Shoqata e Infermierëve b]ën thirje që shteti të marrë masa për sigurimin e jetës së punonjësve shëndtësorë gjatë orarit të punës.

Postimi i plotë:

Vazhdon dhuna ndaj bluzave te bardha.

Nje 48-vjeçar rreh infermierin e qendrës shëndetësore në Maliq.

Askush nuk reagon per kete fenomen qe dita dita dites po rritet.

Çuditerisht ky mllef ushqehet dhe ndaj popullit te painformuar thjesht permes disa lajmeve te paverteta dhe disa shoëve qe vete sheti ben ndaj bluzave te bardha.Te gjithe ne komente duke shfryre mllef ndaj bluzave te bardha sikur keto te jene kriminel dhe vrases.Eshte e çuditshme qe po keto qe shfryjne e shajne neper komente kur shkojne tek mjeku ose infermieri ju luten e i pergezojne per punen dhe sakrificen qe bejne.

Jane po keto qe kur kane nje hall shendetesore e merin mjekun dhe infermierin orar pa orar qe te marin sherbim prej tyre,nese eshte e mundur dhe ne banese qe ata te mos mundohen deri ne spital e pasi mbarojne hallin e tyre e bejne si ajo shpreja kalova lumin te …. kalin.

Edhe sa do vazhdoje kjo sjelle ndaj bluzave te bardha???

Kur Ministria dhe Shteti do marin masa per tju siguruar jeten punonjesve shendetesore gjate orarit te punes???

Pse keto fenomene ndodhin vetem ne institucionet shteterore dhe jo dhe ne ato private kur pothuajse eshte i njejti personel qe e shajne dhe e dhunojne kur punon ne shtet dhe e ngrene ne qiell kur punon ne privat???

Mos hesht me. Reago sot. Mos te dhunohesh serisht neser.

Zjarr Tv Ad