Ish-kryetari i Vetëvendosjes kritika Albin Kurtit për dialogun me Serbinë: Po dëmton konsensusin mes palëve, njësoj siç bëri Thaçi

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, në një intervistë për Euronews Albania, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti lidhur me çështjen e dialogut me Serbinë.

I pyetur për 4 pikat e propozuara nga Kurti në takimin në Bruksel me presidentin serb Vuçiç, Ymeri thotë se kryeministri i Kosovës flet sikur të jetë në një botë tjetër.

“Katër pikat në vizionin i ri për dialog kanë kuptim, dilema nuk është te pikat, por te ajo që dialogu nuk po fillon nga zero. Siç edhe iu tha, nuk fillon historia me z. Kurti. Nuk jemi në pikën zero, por jemi ndoshta në të parafundit, ndoshta dhe ajo që kërkon BE e SHBA është gatishmëria e të dyja palëve për kompromis. Pyetja për kryeministrin tonë është; a keni gatishmëri të bëni kompromis dhe çfarë kompromisi do të bëni”, thotë Visar Ymeri.

Ai u shpreh se Kurti po e dëmton konsensusin ashtu siç ka bërë më herët edhe Hashim Thaçi.

“Sjellja e tij është anti-konsensuale, këto sjellje të kryeministrit po e dëmtojnë konsensusin njësoj siç kanë bërë kryeministrat e mëhershëm, veçanërisht z.Thaçi, i cili pak a shumë u soll në mënyrë të njëjtë karshi procesit të dialogut”, shtoi Ymeri.

Zjarr Tv Ad