Ish-ministri i Ramës ngre alarmin: Pse nuk flisni për 278 milionë euro humbje në Bankën e Shqipërisë, pse nuk heton SPAK-u?

0
199
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një reagim në rrjetet sociale ish-ministri Ylli Manjani thotë se kjo është një gropë financiare që ka ndodhur në Bankën e Shtetit jo aksidentalisht, por nga njëri vit në tjetrin dhe që do të thotë se sjellja e drejtuesve të bankës me paranë dhe investimet është sistematike e gabuar, në mos kriminale.

Majnani shprehu indinjatën që ky lajm nuk gjendet askund, nuk bëhet debat, dhe SPAK që ka hetuar kombajnat e Bektashit nga Rrogozhina, apo trukimin e ndeshjes Përmeti-Butrini, nuk heton për paratë e sigurisë financiare të shtetit.

Reagimi i Manjanit

Nuk shoh asnjë lajm, debat jo e jo, në media për këtë humbjen 270 milionë euro të Bankës së Shtetit. Të rënies së rezervës financiare nga 30 miliardë në më pak se 5 miliardë lekë.

Gjendet vetëm ndonjë raportim i shkruar në media periferike, por jo një çështje për mediat kombëtare. Unë jam informuar nga një raportim i Gjergj Erebarës për shifrat. Askund tjetër nuk gjen asnjë fjalë më shumë. As në mediat e qeverisë e as në të antiqeverisë..!

Është një gropë financiare që ka ndodhur në Bankën e Shtetit jo aksidentalisht por nga njëri vit në tjetrin. Që do të thotë se sjellja e drejtuesve të bankës me paranë dhe investimet është sistematike e gabuar, në mos kriminale.

Kur mendoj që SPAK ka hetuar kombajnat e Bektashit nga Rrogozhina, apo trukimin e ndeshjes Përmeti-Butrini, për paratë e sigurisë financiare të shtetit duhet të tundin vendin… apo ç’e deshe?!

Banka e Shtetit është roja ligjore e stabilitetit financiar në vend. Mirëpo roje stabiliteti me gropa nuk ka.

Por asnjë lajm të vetëm!!

As mediat që dikur mbronin Fullanin, sot nuk flasin..!

As në kohën e piramidave nuk folën xhanëm…

Zjarr Tv Ad