Ish-ministri: Sigurimi i detyrueshëm për banesat në raste tërmeti, një ligj komunist që duhet neveritur

0
301
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministria e Financave ka nxjerrë dje për konsultim publik ndryshimet në ligjin “Për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet”, ku skema e sigurimit të detyrueshëm nga tërmetet nuk do të përfshijë kompanitë private të sigurimeve, por do të menaxhohet nga Fondi Kombëtar për Tërmetet, i organizuar në formën e një shoqërie aksionare, në pronësi të shtetit.

Sipas dokumentit, projektligji parashikon detyrimin për të siguruar të gjitha banesat dhe seksionet që ndodhen brenda banesave që përdoren si njësi shitje, zyra apo për qëllime të ngjashme, ndërsa në nenin 33 të pr/ligjit thuhet se “Qytetarët që nuk paguajnë primin e sigurimit të detyrueshëm të banesës nga tërmeti nuk do të marrin dot shërbime publike nga platforma e-albania, përfshi shërbimet kadastrale, ndërsa bizneset nuk do të marrin shërbime nga Qendra Kombëtare e Biznesit”.

Por për ish-ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani, sigurimi i detyrueshëm i banesave është dhunë, që nuk ka asnjë lidhje me tregun e lirë dhe me këtë ligj qeveria nga njëra anë merr me dhunë para shtesë nga buxhetet e familjeve, nga ana tjetër shtetëzon tregun e sigurimeve.

Reagimi i Manjanit

E pranoj kulturën e sigurimit. Në kushtet e tregut të lirë mbrojtja nga rrisqet bëhet domosdoshmëri. Askush nuk të ka borxh të të zëvendësojë shtëpinë kur ta dëmton tërmeti apo djeg zjarri. As të të japë lekë sëmuresh.

Sigurimi i detyrueshëm i banesave është dhunë. Nuk ka asnjë lidhje me tregun e lirë. Me këtë ligj qeveria nga njëra anë merr me dhunë para shtesë nga buxhetet e familjeve, nga ana tjetër shtetëzon tregun e sigurimeve.

Masë e pastër komuniste!

Masë e cila në thelb pason sjelljen edhe me komuniste ku shteti shpërndan shtëpi, me paratë e buxhetit.

E vërteta është që kultura e sigurimit të banesave është e ulët. Edhe kultura e sigurimit të shëndetit thuasje njësoj.

Por këtë kulturë e bashkë me të edhe tregun e kanë shkatërruar ndërhyrjet arbitrare dhe anti-treg të qeverisë. Tregu privat i sigurimeve është shumë herë më i sigurtë sesa sigurimi me detyrim. Shihni kolapsin e sigurimeve shoqërore e shëndetësore që janë me detyrim. Tregu pivat është domosdoshmëri, është konkurrencë, është zhvillim.

Por ky treg ka nevojë për kulturën publike.

Se ska sesi të zhvillohet kultura dhe tregu i sigurimeve private kur qeveria jep lekë për spital dhe lekë për shtëpi.

Qeveria menaxhon emergjencën, por nuk u gjen njerëzve shtëpi. As u jep para për trajtime shëndetësore.

Nëse qeveria e mbyll këtë shteg, njerëzit privatisht do t’u drejtohen sigurimeve private. Po nëse qeveria ndërhyn në treg, duke i siguruar njerëzit se di u japë para kjo gjë nuk ndodh.

Tani ka ardhur pika që qeveria ska më para për të shpërndarë, gjasme në emër të tërmetit, por për qoka elektorale. (Në dy palë zgjedhjet e fundit u shpërndanë masivisht para tërmeti). Ndaj shpiket sigurimi me detyrim. Pra synohet krijimi i një buxheti alternativ që të mund të përdoret, gjithashtu për qoka politike, por me formulën “qe lala durt”.

Shkurt, sigurimi i detyrueshem është ndërhyrje e dhunshme në treg; shkel parimin e barazisë para ligjit; legjitimon ndërhyrjen politike të qeverisë në tregun e lirë; shkatërron përfundimisht kulturën e sigurimit në tregun privat; dëmton parimin e konkurrencës dhe të ekonomisë së lirë; vendos detyrime esktra fiskale për shërbime që nuk i përfitojmë, ose të paktën jo të gjithë njësoj; shpall banesën e çdo shqiptari si rrezik, pavarësisht se rreziku mund të jetë shumë i ulët, etj, etj.

Ky është një ligj komunist që duhet neveritur.

Meqë jemi në konsultë publike.

Zjarr Tv Ad