Itali, shuhet në aksident 16-vjeçarja shqiptare

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident tragjik ndodhi pasditen e së hënës në Pordenone të Italisë fqinje, viktimë e së cilës mbetën dy të rinj, 16-vjeçarja Elisa Pitussi, me origjinë nga qyteti i Durrësit dhe Catalin Fendic, një 19-vjeçar me origjinë nga Maroku, të dy rezidentë në Spilimbergo.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth 16:00, në një rrugë mes Spilimbergo dhe San Giorgio della Richinvelda, si pasojë e humbjes së kontrollit nga 19-vjeçari në rrethana ende të paqarta.

Dy të rinjtë humbën jetën në vendngjarje, pavarësisht se në ndihmë të tyre shkoi edhe një helikopter.

Alarmin e dhanë dy miq të të rinjve, që udhëtonin para tyre me një tjetër makinë. Duke qenë se nuk Elisa dhe Catalin nuk po mbërrinin, ata i morën fillimisht në telefon. Por kur asnjë prej tyre nuk u përgjigj, ata vendosën të ktheheshin pas me makinë, duke zbuluar kështu tragjedinë që kishte ndodhur.

Një prej tyre u përpoq që t’u vinte në ndihmë të rinjve, por rrymat e forta të ujit nuk e lejuan. Mësohet se edhe ndërhyrja e zjarrfikësve ishte e vështirë për shkak se presioni i fortë i ujit nuk i lejonte të hapnin dyert e makinës

 

Zjarr Tv Ad