“Italisë nuk i bën dot askush konkurrencë”, Rama për “Rai Uno”: Giorgia, avokatja jonë

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë tjetër në mediat italiane sa i takon vizitës tri ditore të homologes së tij italiane Giorgia Meloni në Vlorë.

Rama foli për televizionin italian Rai Uno, ku dha detaje të vizitës së Melonit, qasjeve të tyre të kundërta politike, kompeticionit në turizëm si dhe për incidentin me turistët italianë në Berat.

Rama: Shkoi shumë mirë. Ajo u kënaq, edhe familja e saj u kënaq. Erdhi me target dhe pushoi në paqe për tre ditë. Më pas në shkëmbyem disa ide sepse ka shumë për të bërë mes Shqipërisë e Italisë.

Gazetari: Keni një qasje politike mjaft të kundërt juve me Melonin, ju jeni i majtë ndërsa Meloni anon nga e djathta, po çfarë keni të përbashkët?

Rama: Themi atë që mendojmë, përpos kësaj kemi fatin që këto ndarjet e majtë e djathtë janë thjesht pjesë e historisë tashmë. Në momentin që duhet të merren vendime, duhet të jemi konkret.

Gazetari: Në Shqipëri ka një boom turistësh, po na bëni konkurrencë?

Rama: Konkurrencë Italisë nuk i bën dot askush.

Gazetari: Po cili mund të jetë roli i vendit tonë në afrimin e Shqipërisë në Europë?

Rama: Italia ka qenë gjithnjë avokati ynë dhe Giorgia në fakt flet për një riunifikimin të Bashkimit Europian

Gazetari: Së fundi në një episod të veçantë në rrjetet sociale u bë virale një video ku një grup italianësh janë larguar nga restoranti pa paguar. Është e vërtetë që kur kryeministrja e ka mësuar këtë i ka kërkuar ambasadorit të paguajë faturën?

Rama: Unë ia tregova këtë gjë për të qeshur pak, dhe të gjithë rreth saj kanë bërë një buzëqeshje të madhe, por ajo bëri një mimikë të ashpër. U kthye nga Ambasadori dhe i tha: Ju ambasador duhet të paguani atë faturë dhe të bëni një komunikim dhe të kërkoni falje sepse kjo është e turpshme.

Zjarr Tv Ad