Ivanka Trump i beson babait: Do dal në shfaqje live të bëj vaksinën kundër Covidit

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vajza e Presidentit Donald Trump, Ivanka ka premtuar se do të bëjë vaksinën e koronavirusit live në televizion. Kjo deklaratë erdhi pasi moderatori Joy Behar u shpreh se Trump po e përdorte vaksinën për të fituar sërish zgjedhjet.

“Ai do të bëjë gjithçka për t’u rizgjedhur. Mos e prano. Dhe nga rruga, unë do ta bëj vaksinën pasi Ivanka ta marrë”, u shpreh Joy Behar.

Ivanka Trump u përgjigj drejtpërdrejt duke thënë: “Dakord Joy Behar. Unë do të vij në shfaqjen tënde për ta bërë këtë. I besoj FDA (Administratës të Ushqimit dhe Ilaceve) dhe kështu duhet të bëjnë të gjithë amerikanët.”

Këtë javë, Trump deklaroi se vaksina e Covidit do të ishte gati në Tetor dhe do të ishte shumë e sigurtë dhe efektive. Kritikët janë tërhequr përsëri kundër pretendimit të tij, duke përmendur një proces të nxituar si një arsye për të qenë mosbesues ndaj efikasitetit të ndonjë vaksine të tillë.

Vetë Trump ka ofruar të marrë vaksinën ‘e para ose e fundit’. “Epo, ju e dini mënyrën e funksionimit. Nëse unë jam i pari ata do të thonë ‘Ai është kaq egoist. Ai donte të bënte vaksinën së pari. Atëherë njerëzit e tjerë do të thoshin ‘Hej, kjo është një gjë shumë e guximshme për të bërë’,” tha ai për Zjarr.tv

Zjarr Tv Ad