Një nga gjërat që mjekësia perëndimore injoron është lidhja mes trupit dhe mendjes tonë, mes shpirtit dhe emocioneve. Qenia njerëzore shpesh është subjekt i lidhjeve mes trupit dhe emocioneve të tij, por shumë prej nesh nuk i kushton rëndësi këtij fenomeni.
Dhimbja e kokës– Dhimbja e kokës, mund të shkaktohet nga një stres i akumuluar gjatë ditës. Merrni më shumë kohë për t’u relaksuar dhe mundohuni që të reduktoni stresin e ditës.
Dhimbja e qafës– Nëse keni dhimbje qafe, keni problem se harroni veten dhe të tjerët. Në rast të një dhimbje të tillë, mundohuni që të mendoni për njerëzit dhe gjërat që doni.
Dhimbje shpatulle– Dhimbja e shpatullës tregon se po mbani një ngarkesë emocionale të tepërt. Mundohuni që ti zgjidhni problemet dhe ndajini me personat që iu rrethojnë.
Dhimbje në pjesën e sipërme të shpinës– Dhimbja në pjesën e sipërme të shpinës, do të thotë që nuk ndjeni t’iu duan. Nëse jeni vetëm, është momenti për të organizuar ndonjë takim.
Dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës– Kjo dhimbje do të thotë se shqetësoheni shumë për paratë.
Dhimbje në bërryla– Një dhimbje e tillë tregon se nuk arrini që të bëni ndryshime në jetën tuaj.
Dhimbje në duar– Dhimbja në duar tregon se nuk arrin që të kesh lidhjen e duhur me personat e tjerë. Mundohuni të bëni miqësi, të dilni me kolegët/et dhe të bëni njohje të reja.
Dhimbje në vithe- Kjo dhimbje do të thotë se keni frikë të lëvizni se mos hidhni ndonjë hap të gabuar. Kjo tregon se jeni shumë të kujdesshëm kur merrni vendime, ndaj çlirohuni disi.
Dhimbje në gjunj– Dhimbja në gjunj, mund të tregojë se egoja juaj është shumë e madhe dhe se mendoni shumë për veten. Mundohuni që të jeni më të përulur dhe më njerëzor.