Protestës së PDsë i bëhet Jehonë Europiane: Protesta e opozitës kundër korrupsionit, varfërisë dhe emigracionit

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shqipëria në rrezik”, nën këtë moto disa mijëra mbështetës të Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë protestuan para Kryeministrisë, kundër korrupsionit dhe situatës së vështirë të krijuar nga kriza ekonomike.

Disa mijëra vetë iu përgjigjën thirrjes së dy partive kryesore të opozitës Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë duke protestuar këtë të shtunë (12.11) përpara kryeministrisë në Tiranë kundër qeverisë së Partisë Socialiste të drejtuar nga kryeministri Edi Rama. Protestuesit thërrisnin përpara Kryeministrisë që Rama të japë dorëheqjen. Protesta ishte në përgjithësi paqësore, por pas përfundimit të fjalimeve, ku ndër të tjerë protestuesve iu drejtuan Ilir Meta ish-president dhe aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë dhe në fund ish-kryeministri Sali Berisha.

Pas përfundimit të protestës që zgjati rreth tri orë, protestuesit u drejtuan drejt hyrjes së kryeministrisë duke depërtuar mes forcave të rendit dhe hodhën bojë të kuqe në fasadën e selisë së kryeministrit. Po ashtu protestuesit ndezën dhe qirinj në përkujtim të dy personave të vrarë gjatë dy viteve të fundit prej policisë. Policia ndërhyri duke ndaluar njërin prej protestuesve.

Sivjet në Shqipëri ka pasur rritje të çmimeve rreth 8 përqind për produktet bazike ushqimore duke ndjerë kësisoj pasojat e invazionit të Rusisë në Ukrainë.

Po ashtu protestuesit akuzojnë qeverinë si fajtore për gjendjen e vështirë ekonomike në vend prej nga largohen nga mungesa e perspektivës gjithnjë e më shumë të rinj duke marrë rrugën kryesisht drejt vendeve perëndimore. Një tjetër problem shqetësues që ngritën protestuesit është edhe korrupsioni në Shqipëri. Opozita e bashkuar deklaron vazhdimin e protestave./DW

Zjarr Tv Ad