Jo vetëm 3 gra të vrara, dyshohet se Dan Hutra është i përfshirë edhe në disa ngjarje të rënda kriminale

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Autori i vrasjes së tre grave dhe plagosjes së tre të tjerave në Kamëz, të Tiranë, Dan Hutra, sipas burimeve pranë Policisë së Shtetit, dyshohet se është përfshirë dhe në një ngjarje tjetër kriminale.

Gazetari i News24, Igli Celmeta, raporton se “Dan Hutra përveç ngjarjes së rëndë të marsit 2023 ku vrau 3 gra dhe plagosi 3 të tjera, rezulton i përfshirë në ngjarje të tjera të rënda, si vrasje”.

Mësohet se Dan Hutra është marrë në pyetje nga një grup prokurorësh dhe oficerë të OPGJ të Policisë së Tiranës.

Burimet bëjnë me dije se Dan Hutra nuk ka qenë bashkëpunues me policinë dhe nuk ka pranuar përfshirjen e tij.

Zjarr Tv Ad