Mbledhja për shqyrtimin e imunitetit të Berishës, mbështetësit e Rithemelimit protestë para Kryesisë së Kuvendit

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ndërsa ditën e hënë do të mblidhet Këshilli i Mandateve për të diskutuar kërkesën e SPAK, e cila kërkon heqjen e imunitetit për ish-kryeministrin, Sali Berisha, mbështetësit e këtij të fundit do të mblidhen në protestë.

Burime bëjnë me dije protestuesit do të mblidhen para Kryesisë së Kuvendit në orën 12:00,orar që përkon me mbledhjen.

Mbështetësit e Rithemelimit të Berishës do të mblidhen në mbështetje të ish-kryeministrit, por edhe për situatën politike në të cilën ndodhet vendi ynë, me shkeljet kushtetuese dhe cenimin e të drejtave të opozitës.

Nuk dihet ende se cili është skenari i kësaj proteste, ndërsa pritet që detajet të mësohet në vijim.

Kujtojmë se në datën 12 dhjetor, është bërë publike shkresa e SPAK drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, ku i kërkon heqjen e imunitetit dhe lejimin e arrestimit për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Në shkresën e e firmosurnga kreu i SPAK, Altin Dumani kërkohet ndryshimi i masës nga ‘detyrim paraqitje’ në ‘arrest me burg ose arrest shtëpie”.

Zjarr Tv Ad