Johnson kërkon mbylljen e parlamentit

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Perspektivat se Bashkimi Europian nuk ka për ta miratuar një marrëveshje të re për Brexit, por edhe nismat e disa deputetëve britanikë për të bllokuar procesin, kanë bërë që kryeministri i vendit Boris Xhonson të mendojë seriozisht për mbylljen e përkohshme të parlamentit.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, po mendon të ndalë punimet e parlamentit për të shmangur zgjatjen ligjore të Brexit përtej datës 31 tetor.

Ideja e mbylljes së organit më të lartë ligjvënës për pesë javë duke nisur nga 9 shtatori është konsultuar me përfaqësuesin më të lartë juridik të qeverisë.

Mediet angleze bëjnë të ditur se mbyllja e parlamentit edhe pse është e mundur, mund të anulohet nëse çështja apelohet në gjykatë.

Boris Johnson. ditët e fundit ka takuar dy nga liderët më të fuqishëm të Europës, kancelaren gjermane Angela Merkel dhe presidentin francez, Emmanuel Macron, me shpresën për të arritur një kompromis të ri për Brexit.

Pezullimi i sesionit të zakonshëm të parlamentit do të ndodhte nëse mungon mirëkuptimi për marrëveshjen.

Përpara samitit francez me shtetarët e 6 vendeve më të industrializuara në botë, Boris Johnson apeloi kolegët e tij në Mbretërinë e Bashkuar që të respektojnë vullnetin e popullit të shprehur tri vite më parë me referendum.

Opozita laburiste dhe deputetë konservatorë që nuk janë dakord me Brexit pa marrëveshje me BE-në do të diskutojnë të martën propozimin e një mocioni mosbesimi kundër qeverisë britanike.

Laburisti Jeremy Corbyn ka paralajmëruar se do të bëhet kryeministër i përkohshëm dhe do e çojë vendin në zgjedhje të reja nëse propozimi i tij votohet në shumicë.

Zjarr Tv Ad