Zjarri djeg Amazonën, gruaja indigjene “shpërthen” në lot: Po djegin burimin e jetës

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një grua indigjene është filmuar duke qarë, ndërkohë që pyjet e Amazonës digjen pas saj.

Në videon që është bërë virale, ajo thotë: “Për dy vjet ne kemi luftuar ta ruajmë rezervën tonë dhe këto budallenj hynë dhe i dogjën. Ata po djegin lumenjtë tanë, burimin e jetës tonë dhe tani i kanë vënë flakën edhe rezedrvave. Nesër do mbyllim rrugët dhe duam që e gjithë media të vijë këtu e ta shohës.”

Ka disa ditë që Brazili është mbuluar nga tymi. Dyshohet që shumë prej zjarreve janë shkaktuar me qëllim nga fermerët që të përfitojnë duke pasur më shumë tokë në dispozicion.

Presidenti i Brazilit ka urdhëruar Forcat e Armatosura të ndihmojnë në shuarjen e zjarreve që po shtohen me shpejtësi në pyjet e Amazonës. Pavarësisht punës së palodhshme, duket se flakët po vijojnë të përhapen duke vrarë mijëra jetë të egra dhe shkatërruar habitatin e tyre.

 

Zjarr Tv Ad