Jorida Tabaku del nga dyert e SPAK: U thirra për Icneneratorët e Fierit dhe Tiranës. Shumë shpejt do kemi të reja

0
107
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka dalë pas rreth 2 orë e gjysmë nga dyert e SPAK. Ajo tha se është thirrur në cilësinë e kallëzuese për Inceneratorët e Tiranës dhe Fierit.

Tabaku theksoi se ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me prokurorët e SPAK në lidhje me ecurinë e hetimeve ndërsa shtoi se shumë shpejt do të ketë fakte të reja.

“Kam denoncuar aferën e inceneratorëve Kemi sjellë tre kallëzime për të Tiranës. Elbasanit dhe Fierit. Më pas në komisionin hetimor sollëm 9 kallëzime të tjera. Janë 50 të akuzuar nga ky komisioni dhe 120 faqe raport total dhe fakte që ia kemi vënë në dispozicion SPAK. Isha për Fierin dhe Tiranën.

Informova për gjetjen e Komisionit Hetimor dhe sqarime për faktet që kemi paraqitur që lidheshin me dëshmitë dhe materialet që kemi mbledhur gjatë punës. Besoj që nuk e kam informuar media. Kam qenë në komunikim të vazhdueshëm me SPAK duke kërkuar informacion në lidhje me fazën e hetimeve. Shumë shpejtë do kemi të reja”, deklaroi Tabaku.

Zjarr Tv Ad