Ju gjet lëndë narkotike në banesë arrestohet 28 vjeçari, Emri

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 28 vjeçar është arrestuar pasi i është gjetur në banesë 3.5 kg lëndë e dyshuar narkotike.

Burime bëjnë dije se në pranga ka rënë Donald Demcellari banues në fshatin Senican në Përmet.

Njoftimi zyrtar:

Goditet një rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohet 3 kg e 200 gr lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike.

Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: D.D., 28 vjeç, banues në fshatin Seniçan, Përmet, pasi:

Nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e policisë në banesën e tij , u gjet 3 kg e 200 gr lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet për shtetasin e mësipërm i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

 

Zjarr Tv Ad