Kabineti “Merkel”, kancelarja propozon 6 kandidatë nga CDU për postet ministrore

0
159
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka prezantuar 6 anëtarët e Unionit të saj Kristian-Demokrat, të cilët ajo do të donte të shërbenin në kabinetin e saj të ri, nëse aprovohet koalicioni me Social-Demokratët. Zonja Merkel u shpreh se përmes këtyre 6 emrave të përzgjedhur, ajo është përpjekur të gjejë një drejtpeshim mes eksperiencës dhe energjisë së re. “Mendoj se kemi një skuadër efektive që i përgjigjet kërkesave të së ardhmes,” u shpreh 63-vjeçarja, duke theksuar se të gjithë ministrat e propozuar janë shumë më të rinj në moshë se ajo. Nga 6 emrat në listën e kancelares, ai që dallon është Jens Spahn, i kandiduar për pozicionin e ministrit të shëndetësisë. 37-vjeçari jo vetëm përfaqëson një brez të ri politik, por është gjithashtu një kritik i fuqishëm i politikës me dyer të hapura të zonjës Merkel. Në rradhët e konservatorëve, ai shihet si një drejtues i ardhshëm i partisë Kristian-Demokrate. Ndërkaq, sa i përket zgjedhjeve të tjera të saj për postet ministrore, Merkel ka propozuar aleatë e politikanë të cilët reflektojnë stilin e saj pragmatik dhe të moderuar të qeverisjes. Nëse aprovohet, kabineti i ri gjerman do të ketë më shumë anëtare femra se meshkuj, diçka që ndodh për herë të parë në politikën konservatore gjermane. Vetëm një javë më parë, Anngret Kramp-Karrenbauer, një tjetër pasuese e mundshme e Merkel, u emërua sekretare e përgjithshme e Unionit Kristian-Demokrat.

Zjarr Tv Ad