Kalimi kufitar i Qafë Thanës do të zhvendoset tek ura e Bushtricës

0
70
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri i parë i Republikës së Maqedonisë së Veriut Artan Grubi, në studion e emisionin “Opinion” ka shpjeguar marrëveshjen e përbashkët të qeverisë shqiptare dhe asaj të Maqedonisë së Verit, për të ndryshuar pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës.

“Për të ndryshuar kalimin kufitar në Qafë Thanë, sot firmosëm një memorandum do të formojmë ekipet tona, për ta zhvendosur kalimin kufitar tek ura e Bushtricës”, tha Grubi.

Zv.Kryeministrja e Shqipërisë Belinda Balluku shpjegoi se ky investim shmang kështu gjithë problematikat dhe vështirësitë e Qafë Thanës.

“Kështu heqim gjithë pjesën e Qafë Thanës me gjithë problematikën që kemi, bëmë një akses luginor. Principet janë që nga 1100 metër në Qafë Thanë zbresim në një luginë 400 metër, sepse përndryshe pala e Mqedonisë së Veriut duhet të dilte me një tunel”, tha Balluku.

Zjarr Tv Ad