Kalonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet Dj Cherry i ‘Zonë e Lirë’

0
86
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dj Cherry është vënë në prangat e policisë pasi dyshohet se ka transportuar disa emigrantë të paligjshëm.

Raportohet se Dj Cherry, emri i vërtetë i të cilit është Ardian Kola, 38 vjeç është arrestuar nga policia e Gjirokastrës.

Në njoftimin e policisë, thuhet se ai po udhëtonte me makinë në zonën e “Urës së Lumit”.

Mirëpo, Cherry nuk i është bindur policisë e më pas ka vijuar me udhëtimin e tij.

Njoftimi i policisë:

DVP Gjirokastër

Në kuadër të operacionit “Road Guard 27”, ndalohet një shtetas, i dyshuar si autor i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Gjirokastër, në vijim të punës për kapjen e personave, të cilët janë të implikuar në veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, Tiranë, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin A. K., 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Ky shtetas më datë 19.06.2022, në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar automjetin, por ka vazhduar lëvizjen me shpejtësi dhe më pas ka braktisur automjetin me të cilin dyshohet se po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./syri.net

Zjarr Tv Ad