“Kam punë më të rëndësishme”/ Vdekja e 3-vjeçarit te dentisti, Lala: Prokurorja Felaj refuzon t’i përgjigjet medias

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetarja Klodiana Lala ka bërë të ditur se prokurorja e Tiranës, Alma Felaj refuzon që t’i përgjigjet medias në lidhje me hetimet e vdekjes së 3-vjeçarit në klinikën dentare. Sipas gazetares, Felaj, iu është drejtuar medias duke i thënë se ka punë më të rëndësishme për bërë.

POSTIMI I KLODIANA LALËS:

“Prokurorja e Tiranës Alma Felaj refuzon t’i pergjigjet medias në lidhje me hetimet e vdekjes se 3 vjecarit që dyshohet se erdhi si pasojë e mbidozës së narkozës. Arroganca e saj ka kapur majat. Felaj thotë gjithë prepotencë: Kam punë më të rëndësishme për të bërë, jo t’ju përgjigjem ju. Pika mu në lule të ballit KLP!”, shkruan Lala.

Fëmija 3-vjeçar, ndërroi jetë si pasojë e marrjes së një mjekimi të gabuar te dentisti. Dyshohet që shkaku i humbjes së jetës të të miturit, është bërë doza e anestezisë së dhënë nga dentisti 70 vjeçar Roland Xhaxho. Xhaxho posedon një klinikë private në “Rrugën e Kavajës”. Ka qenë babai i fëmijës, Guri Spahiu, ai që ka bërë denoncimin në polici. Ai ka pohuar se në klinikën private fëmijës i është bërë anastezi totale për të bërë të mundur rregullimin e dhëmbëve.

Zjarr Tv Ad