Kaos në Kuvend/ Salla e parlamentit “pushtohet” nga tymi, deputetët e opozitës i bien tavolinave!

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Salla e parlamentit është “pushtuar” nga tymi pasi deputeti i opozitës, Saimir Korreshi ndezi flakadanë.

Por pavarësisht kaosi të krijuar në Kuvend, mazhoranca nuk është tërhequr dhe ka vijuar seancë parlamentare.

Ndërkohë që kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla mbante fjalën ligjvënësit e opozitës i bien tavolinave duke krijuar zhurmë në sallë.

Pas ndezjes së flakdanëve Nikolla ka përjashtuar nga seanca e Kuvendit deputetin Korreshi duke i kërkuar të largohet nga salla.

“Zoti Korreshi jeni i perjashtuar nga seanca, keni shkelur nenin 65! Garda merrni mesa” u shpreh Lindita Nikolla.

Ndërkohë opozita ka grumbulluar karriget e deputetëve në mes të sallës së Kuvendit, duke i kthyer përmbys.

Zjarr Tv Ad