Tymuese e karrige të përmbysura/ Deputetët e opozitës krijuan kaos në Kuvend, Felaj: Shkoni si dele qorre pas Sali Berishës

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e PS-së, Ermonela Felaj ka deklaruar se ligjvënësit e opozitës, të cilët krijuan kaos në Kuvend, “shkojnë si dele qorre pas Sali Berishës”.

Ajo u shpreh se nismat e tyre janë thjesht për ti shërbyer Berishës, duke theksuar se qëndrimi që mbajnë në Kuvend është në kundërshtim me atë që i kanë thënë qytetarëve.

“Qëndrimi që po mbani ju vë në kontradiktë të fortë me atë që i thoni publikut. Keni thënë kaq herë që kemi bërë nisma dhe nismat nuk diskuton mazhoranca, ndërkohë që të 3 këto nisma mazhoranca i ka diskutuar në për një.

Kur janë shtyrë ka ndodhur sepse ju nuk keni qenë në komisione, edhe sot në sallë nuk e merrni mundimin t’i shisni këto nisma. Kjo sepse nismat tuaja janë thjesht për ti shërbyer një njeriu të vetëm, Sali Berishës. Shkoni si dele qorre pas një njeriu të vetëm”, tha Ermonela Felaj.

Zjarr Tv Ad