Kapet në Korçë, furgoni nga Fieri i mbushur plot me emigrantë, mes tyre dhe fëmijë

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një shofer nga Fieri, Artan Hoxhaj, 44 vjeç, u kap në Korçë duke transportuar me furgonin e tij 24 emigrantë që kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në vend nga kufiri grek.

Policia e Korçës, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, prej më se një jave  kishin ndjekur 44-vjeçarin që atë që e cilësuan si aktivitet kriminal në dhënien e ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit.

Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. H., 44 vjeç, banues në Fier.

Policia e kapi në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Leshnicë, duke transportuarin me furgonin e tij Fiat në drejtim të Tiranës, 24 emigrantët, që kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Ai akuzohet tashmë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Zjarr Tv Ad