Zgjedhjet vendore/ PL nis organizimin: Fitojmë bashkinë e Kuçovës

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia e Lirisë ka nisur riorganizimin për zgjedhjet e ardhshme lokale në Bashkinë Kuçovë.

Ish-deputeti i LSI-së, Lefter Maliqi bën me dije përmes një postimi në rrjetet sociale, se ditën e sotme u shënua edhe mbledhja e parë e strukturave.

“Kuçovë, sot më 17.09.2022 mbledhja e parë e grupit të punës i cili do zgjerohet në ditët në vazhdim. Riorganizimi, verifikimi i listave të antarëve të ish-LSI, tanimë PL dhe shtimi i radhëve deri në zgjedhjen e strukturave në çdo qendër votimi në njësi e qytet deri në ri-organizimin e plotë të degës Kuçovë.

Bashke me ish kandidatin Ilir Oboni, me drejtuesen e ketij organizimi Erisilda Hoxha dhe ish themelues Shkelqim Fetahu , Marinela Guri, Eduart Minga, Elsa Dushku, Agush Demiri, Stelina Tafa, Flamur Brahimaj, Tahir Plaku dhe Suada Lala. Së shpejti dhe në degën Berat. Të bashkuar me punë të palodhur në bazë drejt Fitores”, shkruan Maliqi në një postim në rrjetet sociale.

Zjarr Tv Ad