Kapet skafi me 550 kg drogë në Brindizi, policia: U arrestua një shqiptar dhe një italian

0
123
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia italiane në bashkëpunim me policinë shqiptare kanë finalizuar një operacion anti-drogë në Bridisi, ndërsa janë sekuestruar skafi dhe 550 kg marijuanë që sipas mediave italiane dyshohet se vinte nga Shqipëria.

Skafi është identifikuar nga roja bregdetare italiane gjatë natës së shkuar në ujërat e Brindizit.

Pas një ndjekje të shkurtër skafi është ndaluar nga roja bregdetare italiane.

Në bordin e skafit prej 6.5 metra të gjatë janë gjetur rreth 550 kg marijuanë e konfeksionaur në 67 pako.

Vlera e drogës sipas financës italiane përllogaritet të kapte një fitim prej 5 milionë euro.

Financa italiane bën me dije se prej fillimit të vitit 2018 në rajonin e Puglias janë arrestuar 35 skafistë, janë sekuestruar 14 tonë marijuanë dhe 14 mjete lundruese.

Në reagimin e policisë së shtetit thuhet se në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar dy trafikantët, shqiptari me inicialet V.B dhe italiani me inicialet W.F

Zjarr Tv Ad