“Kemi 50 mijë vota”, Shpëtim Idrizi arrin marrëveshje me Bashën, sulmon Edi Ramën: Servil që do të heq çështjen çame dhe nga librat.

0
241
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i PDIU,  Shpëtim Idrizi arrin marrëveshje me kreun e PD Lulzim Basha për të marrë pjesë bashkë në zgjedhjet e 25 prillit, në një koalicion të madh opozitar.

Për gazetarët, Irizi tha se çamët do t’i ofrojnë koalicionit 40-50 mijë vota. “PDIU do ti ofrojë aleancës 40-50 mijë vota. Ne jemi për një sinergji të përbashkët që Shqipëria të fitojë”, tha kreu i PDIU.

Më tej, ai sulmoi kryeministri Rama duke e quajtur servil me të huajtë.

“Kjo aleancë është kundër arrogancës së një njeriu të vetëm. Një njeriu që fyen bashkëpatrotetë e vetë. Është njeriu më servil me të huajtë. Është njeriu që hesht si greku më i mirë për ligjin e luftës. Është njeriu që hoqi çështjen çame. Sot po tenton ta heqë dhe nga librat”, shtoi ai.

Zjarr Tv Ad