“Kemi vullnetin të marrim edhe 2000 afganë të tjerë”, Niko Peleshi bën deklaratën në tryezën e NATO-s në Bruksel

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka zbuluar temat e diskutuara gjatë takimit të ministrave të Mbrojtjes të NATO-s në Bruksel.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Peleshi thotë se vendi ynë do të vijojë të përmbushë detyrimet dhe angazhimet e saj.

Ai shtoi se Shqipëria ka vullnetin të presë dhe 2000 afganë të tjerë dhe Forcat e Armatosura shqiptare do të kontribuojnë edhe për ruajtjen dhe sigurinë e kampit “Bechtel” në afërsi të Ferizajt, ku janë akomoduar refugjatët afganë të strehuar në Kosovë.

“Afganistani ishte një ndër temat kryesore të diskutimeve gjatë takimit të ministrave të Mbrojtjes të NATO-s në Bruksel. Aleanca mbetet e angazhuar që vendi të mos bëhet përsëri një strehë e sigurt për grupet terroriste.

Shqipëria vijon të përmbushë detyrimet dhe angazhimet e saj, ku përveç strehimit deri tani të rreth 2000 qytetarëve afganë dhe vullnetit për 2000 të tjerë, Forcat tona të Armatosura do të kontribuojnë edhe për ruajtjen dhe sigurinë e kampit “Bechtel” në afërsi të Ferizajt, ku janë akomoduar refugjatët afganë të strehuar në Kosovë”, shkruan Peleshi.

Zjarr Tv Ad