Kënga e Ava Max zgjidhet ndër më të mirat për vitin 2019

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Padyshim që karriera e Ava Max është çdo ditë e më shumë në rritje. Kënga e saj “Sweet but Psycho” është përzgjedhur nga prestigjiozja amerikane “New York Times” mes 52 këngëve më të mira të vitit 2019. Dhe ylli i muzikës pop falënderoi median për përzgjedhje dhe vendosjen e saj në mes të artistëve më të mirë botërorë  Lizzo e Post Malone.

“Faleminderit New York Times. Duket joreale të jem në të njëjtën faqe me dy prej artistëve të mi të preferuar tani. Unë fillova dhe i përkushtova profesionit tim 15 vjet më parë dhe kurrë nuk e lëshova. Rruga ishte e vështirë dhe akoma është”– ka shkruar ndër të tjerash 25-vjeçarja.

Por Ava shton se nuk ka ndërmend të ndalet me kaq.Ajo paralajmëroi fansat se akoma nuk kanë dëgjuar albumin e saj debutues.

“Sapo kam filluar. Akoma nuk ka nxjerrë albumin tim debutues. Ju dua,”- shkroi Ava Max.

Zjarr Tv Ad