Këshilli i Ministrave shkarkon kryebashkiakun socialist

0
172
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Me vendim të Këshillit të Ministrave është shkarkuar nga detyra kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla.

Ky vendim u mor në mbledhjen e qeverisë dhe vjen pas arrestimit nga SPAK të kryebashkiakut në lidhje me abuzimet me tenderat publikë. Në vendimin e publikuar nga Këshilli i Ministrave, vendimi i shkarkimit arsyetohet me faktin për shkak të shkeljeve të rënda të bëra nga drejtuesi i Bashkisë së Bulqizës.

V E N D I M I

SHKARKIMIN NGA DETYRA TË KRYETARIT TË BASHKISË BULQIZË, Z. LEFTER ALLA

Në mbështetje të neneve 100 e 115, pika 1, të Kushtetutës, dhe të shkronjës “a”, të nenit 62, të ligjit nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Shkarkimin nga detyra, për shkak të shkeljeve të rënda, të kryetarit të Bashkisë Bulqizë, z. Lefter Alla.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

BELINDA BALLUKU

Zjarr Tv Ad