Kishte lënë ndezur sobën me dru, digjet i moshuari në Kukës,

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Flakët e zjarrit kanë përfshirë një banesë në Kukës ku si pasojë ka humbur jetën një person.

Sipas informacionit të policisë mësohet se rreth orës 02:40, në afërsi të liqenit të Kukësit, rënë zjarr në një godinë dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi Sh. K., 82 vjeç, i cili banonte i vetëm në këtë godinë.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e lënies ndezur gjatë natës e sobës me dru zjarri.

Njoftimi i plotë:

Kukës/Informacion paraprak

Më datë 28.10.2022, rreth orës 02:40, në afërsi të liqenit të Kukësit, ka rënë zjarr në një godinë dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi Sh. K., 82 vjeç, i cili banonte në këtë godinë.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e lënies ndezur gjatë natës e sobës me dru zjarri.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po kryen të gjitha veprimet proceduriale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Zjarr Tv Ad