Klodian Tomorri kap perlën e rradhës së Berishës: Doktor po ta bëjnë si me kitaristin leshverdhë!

0
517
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Klodian Tomorri i njohur për qëndrimet e tij pro Rithemelimit, ka kapur një gafë të rëndë nga fjala e Sali Berishës në konferencën e tij me mediet këtë të premte. Sipas Tomorrit Berisha gjatë denoncimit për lidhjet e dyshimta të Erion Veliajt me disa italianë për aferën e Inceneratorëve ka lëshuar perlën e rradhës duke ngatëruar ndërrmarjet italiane me emra biznesmenësh që kanë vdekur 100 vite më parë. Gazetari e paralajmëron gjithashtu Doktorin që të verifikojë ato që deklaron publikisht, pasi do të japin prapë si ai kitaristi leshverdhë të cilin Berisha e nxorri te “Opinion” sikur ishte Erion Veliaj i maskuar në paruke në Iran!

Postimi i Tomorrit:

Ja dhe perla e Berishes

Biznesmenet Franco Tossi dhe Bruno Presezzi erdhen ne Tirane takuan Veliajn- thote.

Franco Tosi nuk eshte njeri, eshte ndermarrje. Franco Tosi njeri ka vdekur para 100 e ca vjetesh. Tani ka mbetur kompania me emrin e tij.

Edhe Bruno Presezzi eshte ndermarrje jo biznesmen. Biznesmeni e ka emrin Alberto Presezzi dhe eshte pronar i te dy kompanive. Edhe Franco Tosit edhe Bruno Presezzit.

Verifikoji mire se do te japin prape si ai kitaristi leshverdhe.

Zjarr Tv Ad