KLSH-ja kryqëzon Gjiknurin: OSHEE fiton miliona, por borxhet nuk i shlyen

0
690
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar se kompanitë publike OSHEE, KESH dhe OST kanë korrur fitime të rëndësishme, por kanë refuzuar të shlyejnë borxhet. Raporti i KLSH-së evidenton si kompaninë më problematike OSHEE-në.

Sipas KLSH-së këto tre operatorë duhet të hartojnë një program të saktë për shlyerjen e borxheve sipas afateve të përcaktuara në marrëveshjen e ratifikimit të huasë.

Ministria e Energjitikës ka publikuar raportet për fitimet e kompanive publike të energjisë, ku sipas të dhënave tre kompanitë publike, OSHEE, KESH dhe OST në total kanë një fitim rreth 14,2 miliardë lekë ose 104 milionë euro.

Ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri është shprehur se hapat që janë ndërmarrë kanë krijuar një efekt pozitiv në financat publike.

Nga ana tjetër borxhet e ndërsjellta të operatorëve publikë janë në nivele tepër të larta. Borxhet e të tretëve ndaj OSHEE-së janë ulur por mbeten të larta..

Nëse në vitin 2013, ato ishin 117.8 miliardë lekë, në vitin 2016 arritën në 105.2 miliardë lekë.
Borxhi i OSHEE-së ndaj KESH, OST dhe palëve të tjera të treta nga 99.9 miliardë lekë që ishte në vitin 2013 është ulur në 93.6 miliardë lekë.

Detyrimi total i KESH, OSHEE dhe OST, deri më datën 20 shtator 2016, është 80.6 mld lekë.

Detyrimi i OSHEE ndaj KESH për blerjen e energjisë elektrike është 50.9 mld lekë (370 mln lekë).

Detyrimi i OSHEE ndaj KESH për huatë afatgjata është 11.3 mld lekë.

Detyrimi i OSHEE ndaj OST për transmetim energjie, shërbime dhe kredi është 8.2 mld lekë.
Detyrimi i OST ndaj KESH për energji, shërbime dhe kredi, është 10.2 mld lekë.

Në bazë të marrëveshjes për zgjidhjen me mirëkuptim, detyrimi i mbetur i OSHEE ndaj CEZ AS, deri më datë 20 shtator 2016, është 5.8 mld lekë – konstaton KLSH.
Sipas përcaktimit në ligjin nr. 170/2014, “Për ratifikimin e Marrëveshjes së huasë”. KLSH ka vërejtur se nuk ka një studim të saktë, mbi prognozën e ecurisë së shlyerjes së detyrimeve të ndërsjella, veçanërisht në skedulin e pagesave dhe objektivave të vendosura ndaj OSHEE.
Gjithashtu OSHEE, OST dhe KESH, të hartojnë një program të saktë për pagesat e detyrimeve të ndërsjella, sipas afateve të caktuara në projektin e rimëkëmbjes,”-shkruhet në raportin e KLSH.

Bizneset ulin konsumin e energjisë

Megjithëse Shqipëria për herë të parë në 2016 ishte një eksportuese neto e energjisë ka patur një rënie të konsumit të energjisë në vend. Konsumi i energjisë është ulur me 2.3% në 2016-tën.

Të dhënat krahasuese tregojnë se është ulur konsumi nga konsumatorët e mëdhenj që janë biznese,  konsumi i të cilave ra me 17% më 2017.

OSHEE-ja më herët këtë çështje e ka raportuar si një tendencë e konsumatorëve të cilët nuk kanë shpërdorojnë energjinë elektrike, për shkak të shtrëngimit të politikave dhe grumbullimit të faturave.

Por të dhënat e vitit të fundit tregojnë se rënia erdhi nga konsumatorët e mëdhenj të energjisë (bizneset e mëdha).

Zjarr Tv Ad