Komisionet Hetimore, Rama: Koha kur Presidenti udhëhiqte revolucionet kundër qeverisë ka mbaruar

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar ligjin për Komisionet Hetimore parlamentare.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Rama shkruan se koha politike kur Presidenti bashkëudhëhiqte revolucionet imagjinare kundër qeverisë e në dëm të Shqipërisë ka përfunduar.

Rama tha gjithashtu se Shqipëria tani është një një kohë tjetër, që sipas tij, është moment kyç për rritjen e mëtejshme të pagave e investimeve publike.

Reagimi i Ramës:

Koha politike kur Presidenti i Republikës bashkëudhëhiqte revolucionet imagjinare kundër qeverisë e në dëm të Shqipërisë, duke e përdorur Kushtetutën si koktej Molotov ka perënduar me kohë, siç do të mbaroje po njësoj, më shpejt se sa vonë, edhe ora e keqkuptimit të madh të politikës së ditës, mes punës mendore të parlamentarëve dhe aktivitetit fizik të tyre në sallën e Kuvendit të Shqipërisë!

Shqipëria është në një kohë tjetër dhe ky vit është kyç për rritjen e mëtejshme të pagave, investimeve publike e atyre private, të brendshme a të huaja, turizmit që në 2023 arriti rekordin fantastik të 10 milionë vizitorëve nga jashtë, e me radhë, prandaj ky vend s’ka asnjë sekondë për të humbur me askënd që vazhdon me orën e vjetër, duke kërkuar nëpër rrugicat e ngushta të Kuvendit a të zonës rreth tij, rikthimin e kohës së vdekur.

Zjarr Tv Ad