“Ka mbështetje”- Çani: Rama tolerant! Të isha unë do bëja namin, do mbyllja Kuvendin

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Moderatori Arian Çani është shprehur se kryeministri Edi Rama ka mbështetje të gjerë ndërkombëtare, me arsyetimin e vetëm, për ruajtjen e stabilitetit.

Komentet Çani i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se Rama është shumë tolerant dhe shtoi se nëse do të ishte ai vetë në vendin e kryeministrit, do të mbyllte edhe Parlamentin dhe askush nuk do i kërkonte llogari.

Ai paralajmëroi se i trembet asaj se çfarë do të ndodhë kur Rama të fitojë mandatin e katërt dhe ngriti pyetjen se si do të jetë Shqipëria pas vitit 2025, më shumë ‘monarki’, apo do të vazhdojë siç është aktualisht.

“Unë them shyqyr që është edhe kaq. Unë po të isha në vend të Ramës do e kisha mbyllur Parlamentin. Ka mbështetje ndërkombëtare të paparë për të qenë stabilokrat. Janë disa vende në botë që punojnë papushim për stabilitet në Ballkanin Perëndimor.

Pra që të mbajnë turmat nën kontroll. Rama u tregua i zgjuar dhe e kuptoi lojën. Unë po të isha si Rama tani do bëja namin. Rama është tolerant. Në këtë situatë Rama duhet të bënte më shumë se kaq, ka të gjithë mbështetjen që ta bëjë.

Duhet t’i themi faleminderit Ramës. Mbani mend në mandatin e katërt çfarë do ndodhë. Mua më tmerron, po të kthehesh pas në kohë dhe të analizosh të tashmen me precedentët e kaluar. A do jetë më monarki ky vend pas mandatit të tretë të Ramës? Kjo është pyetja që unë ngre”, tha Çani.

Zjarr Tv Ad