Kompania greke e rrugës Tiranë – Elbasan, 5 miliardë lekë borxh, furnitorëve shqiptarë

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Teksa punimet në rrugën e re Tiranë-Elbasan kanë prekur finishin me rehabilitimin e shembjes ne Ibë, kompania greke Copri-Aktor që udhëhoqi punimet, po lë një mal me borxhe në furnitorë, më së shumti biznese shqiptare që kanë furnizuar me mallra dhe shërbime kompaninë.

Sipas të dhënave nga bilanci i kompanisë për vitin 2018, detyrimet e kompanisë ndaj të tretëve arritën në 5,1 miliardë lekë në fund të vitit të kaluar ose 42 milionë euro. Detyrimet janë të fokusuara në dy zëra të “pagueshme ndaj furnitorëve” mbi 2 miliardë lekë dhe 3.1 miliardë lekë për “debitorë dhe kreditorë të tjerë”.

Zinxhiri i madh i borxheve që ka krijuar kompania konfirmohet edhe në ekstraktin e kompanisë në QKB ku shihet që nga maji i vitit 2018 deri në shtator të këtij ka 19 urdhra nga përmbarimi që kërkon bllokimin e llogarive dhe aksioneve të kompanisë deri në shlyerjen e detyrimeve ndaj kompanive shqiptare.

Duke vëzhguar listën e sekuestrove ajo që bie në sy janë fatura të pashlyera nga Copri-Aktor ndaj kompanive që janë furnizuar me mallra dhe shërbime, apo dhe mospagim kredie. Në listën e kompanive që kërkojnë pagimin e faturave dhe huave me ndihmën e përmbarimit janë AL-Gem, Jubica dhe Banka Amerikane e Investimeve.

Grekët e AKTOR ndërtuan të vetëm tunelin që përfshihet në projekt, ndërkohë që për Lotin 1 që nis nga rreth- rrotullimi i TEG deri në hyrje të tunelit dhe për Lotin 3, që nis nga dalja e tunelit deri në Elbasan, u bashkua me kompaninë Copri.

Zjarr Tv Ad