Komuniteti shqiptar në Milano pret anëtarët e lëvizjes “Shqipëria Bëhet”

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komuniteti shqiptar në Milano ka mirëpritur anëtarët e lëvizjes “Shqipëria Bëhet”. Qindra bashkëatdhetarë janë bërë bashkë për të dëgjuar fjalimet e aktivistëve.

Ervis Çela u shpreh se lëvizja ku ai bën pjesë ka evidentuar problemin kryesor në politikën shqiptare që është vendosja e njerëzve të papërgjegjshëm në pozicione me rëndësi, gjë që me ardhjen e tyre në puushtet do të ndryshojë.

Ndërkohë Edlira Çepani solli në vëmendje gjithë shqiptarët që ja kanë dalë në çdo vend të botës ku kanë shkuar. Sipas saj për të realizuar këtë është me rëndësi meritokracia dhe institucionet që nuk i pengojnë njerëzit për të ecur para, por i motivojnë ata.

Florjan Binaj nga ana tjetër insistoi se nuk mjafton të dalin në shesh e të protestojnë. Sipas tij me rëndësi është bashkëpunimi dhe besimi te njëri-tjetri se me punë të ndershme mund të ecin para.

“Ç’a do në Itali ti? Ç’a do në Milano? Ç’a do në Firenze? Ja çfarë dua, sepse Shqipëria mund të bëhet falë Diasporës së jashtëzakonshme që ka, vetëm falë jush. Unë jam sot këtu, shumë i emocionuar sepse është bukur të dalin njerëzit vet, pa fugona,pa autobusë, pa kërcënime për vendin e punës, pa kërcënim se do të sjellin tatimet, se do të heqin kempin, se do të heqin pensionin, se do të heqin invaliditetin e prindit apo fëmijës,, dhe kjo është gjëja më e bukur kur njerëzit dalin vet, sepse e ndiejnë që ky vend duhet të ndryshojë, Shqipëria jonë duhet të ndryshojë. Nuk bëhet Shqipëria thonë kryesisht ata, pasi i kanë vjedhur 4,5,6,7,89, 10 milionë euro dhe bëjnë komentuesin nga ndonjë cep i Europës apo nga ndonjë cep i Kanadasë, apo Amerikës së Veriut. Po sigurisht që po ta vjedhësh Shqipërinë, nuk bëhet.

Më thoni një shtëpi ju që bëhet, kur babai i shtëpisë apo nëna e shtëpisë e vjedhin? Nuk bëhet po e vodhe, por bëhet po e deshe. Bëhet po punove, bëhet po vendose rregullat, garën, meritokracinë, ku më të mirët ia dalin e na udhëheqin në çdo fushë.

Në Shqipëri, na kanë udhëhequr më gangsterët, ata të cilat kanë marrë peng shtetin me procedurë, ata që nuk e duan garën, dhe kjo e ka çuar Shqipërinë në rrugë të paditur, kjo e ka zbrazur Shqipërinë. Unë jam sot këtu për tu thënë ju që Shqipëria Bëhet, e për tu kërkuar ju një bashkim të madh. Kemi ardhur këtu si pjesë e një rrugëtimi për të krijuar një kohezion të madh social, të Diasporës, për të imponuar në Shqipëri ndryshime demokratike, duam ntë hapim garën që më në fund shqiptarët kudo që janë të votojnë atë që meritojnë,” – deklaroi Adriatik Lapaj.

Zjarr Tv Ad