“Me urgjencë i thirra në zyrë”, Noka tregon ç’ndodhi në selinë e PD kur Berisha…

0
100
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Flamur Noka, i ftuar këtë në “Open”, tregoi se çfarë ndodhi mbrëmjen e së shtunës, kur Sali Berisha mbajti konferencë të jashtëzakonshme për gazetarët, pas arrestimit të dhëndrit të tij.

Noka tha se Edi Rama kishte dërguar në seli dy oficerë të policisë gjyqësore, për të provokuar militantët që ndodheshin aty, dhe për të nxitur dhunë.

Ai tregoi se pas njoftimit për prezencën e tyre në seli, i thirri në zyrë dhe më pas u kërkoi që të ndiqnin ligjet dhe të zbatonin Kushtetutën.

“Ne ishim atë ditë kur po jepte konferencë Berisha, më njoftojnë mua që te dera e selisë kanë ardhur dy oficerë të policisë gjyqësore. Që këtu ishte provokimi, sepse oborri ishte i mbushur me militantë.

I sollën që militantët t’i rrihnin dhe këta të thonin ‘ja shiko’. Me urgjencë i thash një prej vartësve të mi që t’i merrnin dhe t’i sillnin te zyra ime. U thash ;zotëri hapeni pak kushtetutën dhe më gjenin nenin 73 pika 2, e shihni që kjo që keni bërë është në kundërshtim me kushtetutën?’. ‘Po’ më thanë, ‘por duam ta takojmë’. ‘Kush jeni ju?’. ‘Drejtori i krimit ekonomik’. ‘Keni hetuar ju?’. ‘Jo’. ‘Jeni pjesë e hetimit?’ ‘Jo’.

I kishte çu Taulant Balla me urdhër të Ramës për të bërë show. U thash shkoni dhe bëjeni sipas kushtetues dhe Berisha do u përgjigjet një për një”, tha Noka.

Zjarr Tv Ad