Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një automjet me 5 persona është përmbysur mëngjesin e sotëm në aksin Korçë-Kapshticë.
Nga aksidenti nuk ka patur viktima, por njëri prej të plagosurve është në gjendje të rëndë.
Në automjetin tip ‘Nissan’ me targa greke udhëtonin 5 persona. Makina drejtohej nga Q.T, 47 vjeç, banues në Cërrik.
Policia e Korçës ka sqaruar se:
Janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe 4 pasagjerë shtetasit B.T, 49 vjeç; F.T, 46 vjeç, S.T, 19 vjeç banues në Cërrik dhe E.M, 35 vjeç, banues në Gramsh, të cilët u transportuan në Spitalin e Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore ku shtetasi B.T, aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.