Koret raciste në derbi, dënohet Interi

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Disiplina ka dënuar Interin për shkak të koreve raciste kundër mesfushorit të Milanit Franck Kessie.

Skuadra zikaltër do të humbë për një ndeshje tifozerinë besnike, Curva Nord, atë brenda fushe, ndaj Lazios, kur të rinisë kampionati, shkruan Football-Itali”.

Gjyqësori sportiv i FIGC dëgjoi përkrahësit e shprehjet raciste të ultrasve zikaltër në minutën e 39’ në Derby della Madonnina në “San Siro”. Gjithashtu Disiplina i ka tërhequr veshin që këto ngjarje të mos përsëriten pasi do të merren sanksione më të rënda duke e përjashtuar këtë tifozeri për një vit.

Kjo është hera e dytë që tifozët e Interit dënohen, pas rastit të disa javëve me parë me Kalidou Koulibaly në takimin kundër Napolit.

Ndërkohë, ka edhe gjobë për Milanin. Klubi kuqezi është gjobitur me 10 mijë euro për sendet e hedhura në fushë nga tifozët dhe lëndët plasëse. Kapiteni Alessio Romagnoli, gjithashtu, për të verdhën e gjashtë që merr për protesta, këtë sezon, duhet të paguajë 1500 euro.

 

Zjarr Tv Ad