Kosova do hapë shkollat në shtator

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Arsimit dhe Shkencës në Kosovë, Ramë Likaj ka deklaruar se klasat e para dhe të dyta do të kthehen drejt bankave të shkollës në shtator.

Ai tha se do të bëhet dezinfektimi i të gjitha hapësirave në të gjitha shkollat e vendit dhe do të zbatohen masa të tjera për parandalimin e koronavirusit.

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi në nëj takim me kryeministrin u shpreh se nxënësit e klasave të para duhet të kthehen në shkollë pasi sipas tij ata kanë nevojë të ambjentohen me mësimdhënien.

“Edhe nxënësit e klasës së dytë duhet të jenë të favorizuar në këtë drejtim pasi gjysmë vjetorin e dytë ata nuk kanë pasur mundësi t’i ndjekin mësimet në shkolla. Edhe nxënësit e klasave të gjashtë do të kenë përparësi për shfrytëzimin e bankave shkollore pasi kanë kaluar nga sistemi me një mësimdhënës në atë me shumë mësimdhënës. Edhe nxënësit e klasës së dhjetë do të kenë të njëjtën përparësi pasi kalojnë nga shkolla fillore në atë të mesme”- tha ai.

Zjarr Tv Ad