Kosova konfiskon mallra të kontrabanduar nga Serbia

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mallra në vlerën e 25 mijë eurove janë sekuestruar nga dogana e Kosovës javën e kaluar
Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se pjesa më e madhe e mallrave të konfiskuara është nga Serbia.
“Mallrat (e kontrabanduara) – pjesa më e madhe është nga Serbia, por ka mallra edhe nga vendet tjera. Ka edhe kundërvajtje, të cilat janë realizuar në pika të tjera kufitare. Sidoqoftë, nuk mund të themi se është një sasi shumë e madhe, por prapëseprapë, Dogana është vigjilente për t’i ndaluar të gjitha aktivitetet që ndërlidhen me kontrabandimin e mallrave në Republikën e Kosovës”, tha Stavileci.
Ndërkohë në një njoftim për shtyp mësohet se janë zbuluar 18 raste të mallrave të dyshimta si kontrabandë, të cilat kanë qenë kryesisht pije alkoolike dhe jo-alkoolike, mallra ushqimore dhe teknikë e ndryshme.
Para se Kosova të vendoste taksën 100% , është vlerësuar se Serbia ka eksportuar në Kosovë mallra në vlerë deri në 1 milion euro në ditë.

Zjarr Tv Ad