Kosova shpall person non-grata fituesin e Nobel-it

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli ka deklaruar se ka shpallur person non-grata në Kosovë, shkrimtarin austriak, Peter Handke, i cili mori edhe çmimin NOBEL në letërsi për këtë vit. Pacolli ka shkruar në rrjetet sociale se këtë vendim e ka marrë pasi Handke ka mohuar krimet e kryera në Kosovë nga regjimi i Millosheviçit madje ka dalë në mbështetje të tij.

“Sot kam vendosur të shpalli Peter Handke si jo të mirëpritur në Kosovë. Ai është një person non-grata nga sot. Mohimi i krimeve dhe mbeshtetja e kriminelëve është krim i tmerrshëm”, ka shkruar Pacolli.

Zjarr Tv Ad