KPK konfirmon në detyrë kryetarin e Gjykatës së Tiranës, Petrit Çomon

0
69
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi këtë të enjte (6 gusht) në detyrë drejtuesin e Gjykatës së Tiranës, Petrit Çomo.

Hetimi administrativ i gjyqtarit Çomo është realizuar për të tre kriteret e vettingut, përfshirë pasurinë e subjektit, pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.

Sipas KPK-së Çomo rezultoi me mos përputhje në disa prej deklarateve të pasurisë, por i pastër në dy kriteret e tjera.

Çomo e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe ka punuar për gati dy dekada si gjyqtar dhe zv.kryetar i Gjykatës së Tiranës.

Në vitin 2015, Çomo u zgjodh anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, detyrë të cilën e mbajti deri në shkrirjen e këtij institucioni.

Zjarr Tv Ad