KPK shkarkon kreun e gjykatës së Pukës, Izet Kadana

0
133
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni i Pavarur  i Kualifikimit ka shkakruar sot nga detyra kryetarin e Gjykatës së Pukës, Izet Kadana.

Trupa gjykuese që ka kryer procesin e rivlerësimit për gjyqtarin përbëhej nga Xhensila Pine, Firdes Shuli dhe Lulzim Hamitaj.

Izet Kadana e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe prej më shumë se 15 vitesh punon si gjyqtar në Gjykatën e Pukës.

Në vitin 2016 në një mbledhje të KLD-së, Kadana u emërua kryetar i kësaj gjykate.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

 

Zjarr Tv Ad