KQZ i jep mandatin Belerit, Demaliaj: Ju ka hequr greku brekët për një pension! Zëdhënësi i fushatës: Ti je i sëmurë, ik zgjidhe me Berishën

0
120
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

KQZ ka miratuar rezultatin e zgjedhjeve të 14 Majit për Bashkinë e Himarës dhe ky vendim ishte pjesë e një debati shumë të ashpër në Report Tv mes analistit Ilir Demaliaj dhe zëdhënësit të fushatës së kandidatit të Berisha-Meta, Fredi Beleri për Bashkinë e Himarës, Skerdian Dhuli.

Në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, debati mes të dyve kaloi limitet me një gjuhë shumë të ashpër mes Demaliajt dhe Dhulit duke i kaluar edhe limitet

Pjesë nga debati

Skerdian Dhuli: Procesi për Belerin është një proces i montuar politikisht.

Demaliaj: Ti je i pafytyrë. Po a keni integritet ju.

Skerdian Dhuli: Mbi këtë tokë nuk e përcakton askush dinjitetin tim! Unë nuk intimidohem dhe as nuk kompleksohem.

Demaliaj: Ju ka hequr brekët greku për një pension.

Skerdian Dhuli: Qetësohu se zhurmuesin mund ta bëj edhe unë. Bëjë një akuzë të neveritshme ndaj meje. Kontrolle veten! Nuk po flet me Fredi Belerin këtu. Unë nuk jam grek që ta kuptojë zotëria

Ilir Demaliaj: Skam ç’të kuptojë unë o zotëri

Skerdian Dhuli: Sa më shumë surrogato si puna jote të flasin për Çamërinë aq më shumë e humb ajo peshën.

Ilir Demaliaj: Ore maskara, orë plehrë, ore gjakprishur

Skerdian Dhuli: Zotëri je thjesht një njeri që nuk duhet të dalësh në televizor sepse nuk je mirë nga sistemi mendor. Unë nuk jam Fredi Beleri. Zgjidhi me Sali Berishën dhe Ilirjan Celibashi problemin e kandidimit të Fredi Belerit.

Demaliaj: Ik mor zagar i grekëve
Skerdian Dhuli: Ti po të ishe shqiptar i madh vije jetojë këtu dhe nuk shkojë andej.

Demaliaj: Nuk jam shqiptar, dakord, as nuk më bëhet vonë fare. Ti nuk ekziston për mua fare.

Demaliaj: Nuk e kam fare me ty. Unë hera e parë që të shoh në jetën time! Më fal edhe për gjuhën.

Skerdian Dhuli shpjegoi edhe mënyrat që mund të ndiqen për betimin e Fredi Belerit, ndonëse ai është në burg.

“Nga dita e djeshme kur është miratuar duhet 20 ditë që të mbahet mbledhja e parë e këshillit bashkiak dhe betimi i kandidatit. Në kushtet në të cilat ndodhemi nuk e dimë se si do bëhet betimi i kandiatit. Ligji aktualisht nuk e parashikon, pasi legjislativi nuk e ka menduar kur dikush duhet të fitonte nga burgu. Në rastin e kryetarit të bashkisë ishte precedenti i parë.

Beleri do duhet ta bëjë betimin, një hap ligjor është betimi me videokonferencë, ose prokuroria të pranojë një lirim të përkohshëm derisa të shkojë të bëjë betimin dhe më pas të vazhdojë procedura. Të ketë mundësi që nja nënkryetarët të ushtrojë detyrën e kryetarit. Këto janë procedurat ligjore që mund të ndodhin, në një situatë që nuk është aspak normale, vetëm ligjore nuk është, kryekëput politike”, tha ai.

Zjarr Tv Ad