Krenaria e neveritshme e Ramës që ka mbrojtur Vuçiçin

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Hysni Gurra

Vetëm një ditë pasi prokuroria e familjes Felaj lehtësoi akuzat për miqtë e Ramës, të bandës së Rrajave, kryeministri i ka ngritur hymn punës së drejtësisë së re.

Por nuk ka thënë asgjë të re veç lëshimit të Arben Ahmetajt dhe mos lëshimit të Fredi Belerit.

E gjitha taktikë dhe preteks për të justifikuar stopimin e proceseve integruese të vendit me arsyetimin se po na bllokon Greqia.

Dhe për të shmangur faktin që këto procese janë stopuar për shkak të korrupsionit të qeverisë Rama, për shkak të kapjes së sistemit të drejtësisë nga kryeministri etj.

Për të eksituar militantët e tij dhe për të marrosur ata që s’kuptojnë ka përmendur si arritje një proces normal të kryesimit nga Shqipëria të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit.

Ajo që duhet të dihet është se asnjë meritë nuk ka Rama për këtë, është shumë mirë që Shqipëria do ta drejtojë mbledhjen e KS, por është një procedurë krejt normale dhe jo për merita të qeverisë Rama.

Për merita të qeverisë Shqipëri është futur në listën gri të pastrimit të parave, pra, konsiderohet nga bota e qytetëruar si vend ku pastrohen paratë e drogës e trafiqeve të ndryshme.

Për meritë të qeverisë Rama Shqipëria është nën hetim nga BE sepse ka vjedhur fondet e IPARD.

Për meritë të qeverisë Rama Shqipëria është në vendnumëro në proceset e integrimit.

Dhe gjëja tjetër që ka përmendur Rama sot është krenaria që ka mbështetur Aleksandër Vuçiçin dhe ka kritikuar botën perëndimore pse kërkon t’i vendosë sanksione Serbisë për mbështetjen që Vuçiç i ka dhënë Rusisë.

Ajo që nuk ka përmendur si arritje Rama, por që duhet përmendur, është fakti se njeriun që e akuzoi për muaj të tërë si bashkëpunëtorë të rusëve, derisa e kapi me dosjen dhe e vuri në shërbim të vet për të shkatërruar opozitën, Lulzim Bashën, ia ka çuar Këshillit të Europës si njeri të besuar për të konfiskuar pronat e Putinit në Ukrainë. Qesharake, por edhe stil pune mafioz.

Ky është Edi Rama i vërtetë, jo ai që di të shkruajë mirë në Facebook, për të marrosur shqiptarët.

Zjarr Tv Ad